
I çonte mesazhe kërcënuese dhe i theu xhamin e makinës 41-vjeçares, ndalohet 39-vjeçari në Kukës
👁3362
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A.H.,39-vjeç banues fshatin Shtiqen.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Përndjekja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Sipas policisë 39-vjeçari i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje 41-vjeçare dhe i ka thyer xhamin e automjetit të saj.
Burimi