Garancia sovrane në bujqësi, Kote: Bankat e nivelit të dytë do të ndihmohen nga AZHBR

Garancia sovrane në bujqësi, Kote: Bankat e nivelit të dytë do të ndihmohen nga AZHBR

Instrumenti i ri bankar me një shumë prej 250 milionë eurosh, për të lehtësuar aksesin në kredi për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural nga Banka e Shqipërisë, do të jetë gati pas mesit të këtij viti.
Kjo u bë me dije nga zëvendësministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote, në një intervistë për RTSH.
“Kjo mbështetje është për të gjithë biznesin, fermerët, të cilët e kanë një portë të hapur për ta vazhduar dhe zhvilluar bujqësinë. Bujqësia shqiptare ka nevojë dhe të kreditohet. Nga kontaktet me bankat, të gjitha e kanë hapur dhe e kanë miratuar këtë”, tha z. Kote.
Zv.ministri u ndal edhe te garancia sovrane, e cila do të jetë e aplikueshme në 6-mujorin e dytë të këtij viti dhe do të sjellë një normë interesi deri në 2 për qind për fermerët.
“Ndërhyrja që po bën qeveria shqiptare për fondin e garancisë në 75 për qind të kolateralit, ku në të gjitha skemat fermeri arrin ta marrë këtë kredi deri në 2 për qind interes”, deklaroi ai.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të jetë një asistente e të gjithë fermerëve dhe bankave të nivelit të dytë për të dyja inisiativat.
“AZHBR-ja do të orientohet dhe do të jetë bashkë me Ministrinë e Bujqësisë. Ajo do t’i orientojë dhe do të japë asistencën teknike për strategjinë që ka Ministria e Bujqësisë, cilët janë sektorët prioritarë dhe cilët kanë të ardhme nesër, sepse bujqësia zhvillohet sipas kërkesave të tregut“, theksoi z. Kote.
Të dyja instrumentet, për Koten, janë mundësi të mira për të rritjen e eksporteve jo vetëm nga sasia, por edhe nga cilësia.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente