
“Futbolli na bashkon – Shqipëria mirëpret Europën”/ Ky është slogani i finaleve të Euro U-17 2025
👁789
Shqipëria po bëhet gati të mirëpresë finalet e Kampionatit Europian U-17, një nga eventet më të rëndësishëm të futbollit për të rinj që do të zhvillohet nga 19 maji deri më 1 qershor 2025.
Për këtë kompeticion është përzgjedhur tashmë edhe slogani zyrtar “Futbolli na bashkon – Shqipëria mirëpret Europën”. Ky slogan simbolizon frymën e mikpritjes dhe fuqinë bashkuese të futbollit.
Ky turne do të sjellë në vendin tonë shtatë ekipet më të mira të Europës që së bashku me Shqipërinë do të garojnë për trofeun e kampionit për këtë edicion. Ky event do të promovojë gjerësisht futbollin e të rinjve, teksa përgatitjet janë në fazën finale për të siguruar një organizim dinjitoz.
Burimi