
FOTO/ Zhgënjen sulmi, SofaScore “ngel” Jasir Asanin, Gjimshiti lojtari më i vlerësuar
Në një ndeshje ku kishim vetëm 26% kontrollin e topit, ku krijuan vetëm 3 raste dhe nuk goditëm asnjë herë kuadratin është e vështirë të flasësh për lojtarë që bënë diferencën, por ashtu siç pritej, peshën më të madhe e kishte mbrojtja.
Për “SofaScore”, faqen e specializuar për statistikat, lojtari më i mirë në radhët e Shqipërisë ishte kapiteni Berat Gjimshiti, i vlerësuar me notën 7,6. Pas Gjimshitit, me notën më të lartë e mori Arlind Ajeti, me 6.8. Gjithnjë sipas “SofaScore”, lojtari më pak i vlerësuar në radhët e kuqezinjve ishte Jasir Asani, nota 6, i ndjekur nga Balliu me 6,2.
Ndërkohë, në radhët e Anglisë, lojtari me i vlerësuar ishte Harry Kane. Kapiteni sipas “SofaScore” ishte lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8,4. Harry Kane ndiqet nga Burn dhe Rice.
Ndryshe nga “SofaScore”, mediat angleze kishin një protagonist kryesor në këtë takim, Lewis-Skelly, 18-vjeçari që u shndërrua në lojtarin më të mirë në radhët e Anglisë që shënon në debutim.
Burimi