“Diskoteka ishte si një stallë” ministri i Brendshëm: I gjithë sistemi i korruptuar, do ketë arrestime të tjera

“Diskoteka ishte si një stallë” ministri i Brendshëm: I gjithë sistemi i korruptuar, do ketë arrestime të tjera

Ministri i Brendshëm në MV, Pançe Toshkovski ka paralajmëruar arrestime të tjera lidhur me tragjedinë në Koçan ku mbetën të vdekur 59 persona. Toshkovski njoftoi se deri më tani janë arrestuar 13 persona, ndërsa të dyshuar janë 23 persona prej të cilëve 11 janë në masën e arrestit paraburgim të shkurtër prej 48 orësh.
Toshkoski tha se hetimi ka konstatuar se klubi natës “Pulse” nuk ka patur certifikatë për përdorim të piroteknikës, e cila duhej të merrej në polici. Ai tha se për shkak të korrupsionit dhe krimit, ne po humbasim jetën e fëmijëve tanë.
“Ky objekt diskotekë, nëse më pyetni mua është stallë, ka funksionuar ashtu 15 vite me kriminalitet, korrupsion me ryshfet, i kundërligjshëm pas asnjë kusht. I lexova, asnjë kusht nuk është përmbushur që duhet me ligj të plotësohen. Të dyshuar janë 23 persona, prej tyre 11 janë në paraburgim. Të tjerët, me urdhër të Prokurorit publik do të ndërmarrim veprime gjatë ditës dhe nuk do të ndalemi këtu.”
Kreu i MPB-së tha se pajisjet piroteknike i solli bendi DNK, pjesëtar i bendit i cili është në mesin e viktimave. Sipas tij nuk ka pasur asnjë kusht për organizim të eventeve, ajo është stallë e cila ka punuar si diskotekë për 15 vite, pa licenca përkatëse, pa dyer emergjente, pa pajisje adekuate për shuarjen e zjarrit. Ai tha se nga kjo tragjedi konstatohet i gjithë sistemi i korruptuar.
“Çfarëdo që të prekim, kudo të gërryejmë është tokë e kalbur. Çfarëdo që të prekim, është kalbur! Maqedonia nuk ka sistem, korrupsioni dhe krimi e ka shkatërruar sistemin patjetër të ndërmarrim hapa radikal për ta normalizuar këtë shtet nëse duam ta kemi”, tha ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente