Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, protestuesit përleshen me policinë, akuza ndaj Erdogan

Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, protestuesit përleshen me policinë, akuza ndaj Erdogan

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, një valë protestash masive shpërtheu në Turqi, veçanërisht në Ankara.
Qytetarë të shumë manifestuan për shumë orë kundër vendimit, duke e konsideruar një sulm politik ndaj opozitës.
Shumë prej tyre brohoritën thirrje anti-qeveritare, me policinë që përdori mënyra të ndryshme për të shpërndarë protestuesit.
Kjo bëri që mes tyre të zhvillohej dhe një përleshje fizike, gjë që solli ndalimin e disa manifestuesve.
Autoritetet e Turqisë arrestuan kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivalin kryesore të presidentit Erdogan, me akuzën për korrupsion dhe terrorizëm.
Partia kryesore opozitare e konsideroi këtë “një grusht shteti ndaj presidentit të ardhshëm të vendit”.
Burimi