Aksident në aksin Fushë Krujë-Kamëz, një person në gjendje të rëndë, transportohet te Trauma

Aksident në aksin Fushë Krujë-Kamëz, një person në gjendje të rëndë, transportohet te Trauma

Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës Fushë Krujë-Kamëz pranë Niklës.
Mësohet se një motorr është përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë drejtuesi i motorrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Burimi