“Java nis me reshje, më pas diell dhe ftohtë”, meteorologia: Ja kur temperaturat do të ulen nën zero
Java nis me vranësira dhe reshje shiu në vend, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës së sotme, duke arritur deri në 23 gradë celsius. Këtë bëri të ditur në Dita Jonë në A2 CNN meteorologia Tanja Porja sipas të cilës reshjet do të jenë më të pranishme në jug dhe jugperëndim, ndërsa gjatë pasdites dhe natës do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Sipas meteorologes së A2 CNN nga e marta pritet ndryshim i situatës atmosferike, me më shumë kthjellime, por edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Në ditët në vijim, termometri do të zbresë deri në zero dhe nën zero gradë në zonat e thella malore. “Java fillon me reshje dhe relativisht ngrohtë. Më pas në mesjavë dhe në vijim...
Burimi:
javanews.al