Japonia përjeton korrikun më të ngrohtë që nga viti 1898, temperaturat në vend 2.89 gradë Celsius më të larta se normalja

Japonia përjeton korrikun më të ngrohtë që nga viti 1898, temperaturat në vend 2.89 gradë Celsius më të larta se normalja

Japonia ka përjetuar korrikun më të ngrohtë që nga viti 1898, tha agjencia meteorologjike e vendit (JMA), në një kohë kur ndryshimet klimatike po nxisin valë të nxehta përvëluese në të gjithë botën. Është viti i tretë radhazi që arkipelagu ka regjistruar temperaturën mesatare mujore më të lartë për korrikun, thuhet në deklaratë. Temperaturat në vend ishin 2.89 gradë Celsius më të larta se temperaturat “normale” për sezonin, tha JMA, duke thyer rekordin e vendosur në korrik 2024 (2.16 gradë Celsius). Të mërkurën, Japonia regjistroi një temperaturë historike prej 41.2 gradë Celsius në Prefekturën Hyogo, në perëndim, pasi vendi përjetoi...