Janinë/ Kapet i moshuari shqiptar, kërkohej nga Interpol Tirana

Janinë/ Kapet i moshuari shqiptar, kërkohej nga Interpol Tirana

Një i moshuar shqiptar, 73 vjeç, është ndaluar sot nga policia greke. 73-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptar, i kërkuar me kartelë të kuqe nga Interpol Tirana për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”. Sipas policia greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022. Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë tëë Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale. Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë kopetente.  
Burimi: Syri.net