Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

SPAK ka zbardhur rolet e dy drejtuesve të organizatës kriminale që trafikoi 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Ervis Çela ishte ai që siguronte kokainën në Amerikën Latine dhe koordinonte transportin me avionë të vegjël nga Bolivia në Paraguaj, ndërsa Franc Çopja financonte ngarkesat, organizonte transportin drejt Europës, nxjerrjen nga portet dhe shitjen e drogës Në nivelin e parë drejtues ishte edhe Fadil Balla, që bashkëpunonte kryesisht me Çelën. Petrit Lakatos, krahu i djathtë i Çopjas, merrej me nxjerrjen e ngarkesave nga porti i Anversës dhe shpërndarjen me shumicë në Holandë, ndërsa Mikolvan Mullaj koordinonte operacionet nën drejtimin e Çelës dhe Ballës. Sipas SPAK, Lakatos dhe Mullaj kishin secili njerëz në varësi që transportonin e dorëzonin drogën dhe mblidhnin paratë. Ja rolet...