Izraeli vijon sulmet: Kemi goditur 400 objektiva në Iran, shkatërruam edhe një qendër për pasurimin e uraniumit në Isfahan

Izraeli vijon sulmet: Kemi goditur 400 objektiva në Iran, shkatërruam edhe një qendër për pasurimin e uraniumit në Isfahan

IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) njoftuan se deri më tani kanë goditur mbi 400 objektiva në Iran dhe kanë shënjestruar vendet bërthamore në Natanz dhe Isfahan, ku u shkatërrua një infrastrukturë për pasurimin e uraniumit. Megjithatë, Izraeli ka sqaruar se nuk ka goditur centralin bërthamor në Fordoë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe komandanti i Forcës Ajrore shtuan gjithashtu se avionët luftarakë izraelitë do të vazhdojnë të kryejnë operacione për të goditur objektiva në Teheran.
Burimi: Javanews.al