Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli u dorëzon ukrainasve sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane Patriot
Pavarësisht bindjes se Izraeli ka refuzuar ta ndihmojë ushtarakisht Ukrainën, ambasadori izraelit në Ukrainë, Michael Brodsky, zbuloi se vendi i tij ka transferuar sisteme kundërajrore Patriot. Brodsky ka folur rreth keqkuptimeve se Izraeli ka qëndruar plotësisht jashtë përpjekjeve mbrojtëse të Ukrainës. “Sistemet Patriot që i kishim marrë dikur nga Shtetet e Bashkuara tani ndodhen në Ukrainë. Ne u dakorduam t’i transferonim ato në Ukrainë. Dhe, për fat të keq, për këtë nuk është folur shumë. Por, kur njerëzit pretendojnë se Izraeli nuk ka ndihmuar ushtarakisht, kjo thjesht nuk është e vërtetë”, tha ai.