Izraeli nis pushtimin e Gazës: Banorët kanë kohë deri më 7 tetor! Hamasi: Ne do luftojmë

Izraeli nis pushtimin e Gazës: Banorët kanë kohë deri më 7 tetor! Hamasi: Ne do luftojmë

Benjamin Netanyahu IZRAEL-Izraeli ka miratuar planin e pushtimit të Gazës. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi më herët se kishte ndërmend të merrte kontrollin e të gjithë Gazës. Plani i miratuar përqendrohet posaçërisht në Qytetin e Gazës, qyteti më i madh në enklavë ku jetojnë qindra mijëra njerëz.  Kabineti i sigurisë i miratoi planet me shumicë votash dhe përfshiu "pesë parime për t'i dhënë fund luftës", thuhet në deklaratë. “IDF do të përgatitet të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, ndërkohë që do të ofrojë ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimit”, thuhet në të, duke detajuar “parimet e mëposhtme për përfundimin e luftës”: -Çarmatimi i Hamasit-Kthimi i të gjithë pengjeve - të gjallë dhe të vdekur-Demilitarizimi i Rripit të Gazës-Kontrolli i sigurisë izraelite mbi Rripin...