Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli miraton planin për pushtimin e qytetit të Gazës, priten tentativat për marrjen nën kontroll të qytetit
Kabineti i Sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e Kryeministrit Benjamin Netanyahu për të pushtuar qytetin e Gazës, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare për një krizë humanitare të përkeqësuar dhe kundërshtimeve të brendshme publike ndaj operacionit. Në një deklaratë të publikuar të premten nga Zyra e Kryeministrit, thuhet: “Kabineti i Sigurisë ka miratuar propozimin e Kryeministrit për mposhtjen e Hamasit.” Sipas planit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të përgatiten për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, ndërkohë që do të mundësojnë ndihmë humanitare për popullsinë civile jashtë zonave të luftimeve. Vendimi vjen në një moment kur komuniteti ndërkombëtar është thellësisht i shqetësuar për situatën humanitare në Rripin e Gazës, ku mungesa e ujit, ushqimit dhe ndihmës mjekësore po përkeqësohet çdo ditë. Në vetë Izraelin, një...