Izraeli: Hamasi duhet të pranojë marrëveshjen e SHBA-së ose do të shkatërrohet

Izraeli: Hamasi duhet të pranojë marrëveshjen e SHBA-së ose do të shkatërrohet

Ministri i mbrojtjes i Izraelit paralajmëroi të premten Hamasin të pranojë një plotëson kërkesat e tij. Në një deklaratë, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ushtria po vepronte në Gaza “me forcë të plotë”, duke shtuar: “Vrasësit e Hamasit tani do të detyrohen të zgjedhin: të pranojnë kushtet e ‘Marrëveshjes Witkoff’ për lirimin e pengjeve, ose të shkatërrohen”. Hamasi tha të premten se po shqyrtonte ende propozimin e SHBA-së për një armëpushim të përkohshëm në Gaza. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se beson që një marrëveshje për armëpushim në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit është “shumë afër”. “Ata janë shumë afër një marrëveshjeje për Gazën”, u tha Trump gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Elon Musk në Shtëpinë e Bardhë. “Do t’ju njoftojmë për këtë gjatë...