Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Izraeli e pranon që po mbështet një grup në Gazë që është kundër Hamasit
👁6999
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton grupin militant Hamas – të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Mediat izraelite dhe palestineze kanë raportuar se grupi me të cilin është duke punuar Izraeli është pjesë e një fisi beduin vendas të udhëhequr prej Yasser Abu Shababit. Instituti i quajtur Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, e përshkruan Abu Shababin si lider të “një bande kriminale që operon në zonën Rafah, e cila akuzohet gjerësisht për plaçkitje të kamionëve me ndihma”. Pjesëtari i Parlamentit izraelit,...