Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Izraeli bën bilancin: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë në Iran, u goditën 900 objektiva
Ushtria izraelite ka bërë publik bilancin e Operacionit “Luani në Ngritje” duke deklaruar se ka goditur mbi 900 objektiva ushtarake dhe strategjike brenda territorit iranian. Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit sulmet kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën ushtarake iraniane dhe kanë ndaluar kapacitetet e saj për prodhim raketor dhe bërthamor. Në deklaratën zyrtare të IDF thuhet se janë eliminuar 11 shkencëtarë bërthamorë iranianë, si dhe 30 zyrtarë të lartë të sigurisë, përfshirë tre komandantë të lartë të Gardës Revolucionare. Po ashtu, ushtria izraelite thekson se janë shkatërruar 200 lëshues raketash, që përbënin afërsisht gjysmën e të gjithë sistemit të...