Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV
Ndërhyrja kirurgjikale në mushkëri, së cilës iu nënshtrua Papa Leone XIV në spitalin Gemelli të Romës, ka përfunduar me sukses, brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar. Pas operacionit, Ati i Shenjtë është kthyer në dhomën e tij të spitalit, njoftoi Salla e Shtypit e Vatikanit. Papa, emri i të cilit është Robert Francis Prevost, iu nënshtrua ndërhyrjes për heqjen e një nyjëze në mushkëri. Operacioni u krye nga ekipi i kirurgjisë, i drejtuar nga profesori Stefano Margaritora. Mediat italiane shkruajnë se, Atij i Shenjtë u largua nga Vatikani rreth orës 13:00 të së martës, më 13 tetor, përmes Portës së Perugino-s, duke përshëndetur personat e pranishëm. Me të mbërritur në spitalin Gemelli, Papa zbriti nga automjeti dhe hyri përmes hyrjes kryesore të kompleksit spitalor,...
Burimi:
javanews.al