No Image Available

Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe! Milano “blindon” vitrinat luksoze

Italia përfshihet sot nga protestat dhe greva e përgjithshme 24-orëshe. Në disa qytete të vendit janë organizuar marshime nga sindikatat dhe grupet studentore, në shenjë kundërshtimi ndaj rritjes së kostos së jetesës, rënies së fuqisë blerëse dhe rritjes së shpenzimeve ushtarake. Greva, e thirrur nga sindikata USB, përfshin punonjës të sektorit publik dhe privat, si dhe personelin shëndetësor. Megjithatë, në spitale do të garantohen shërbimet minimale dhe rastet urgjente. Nga Roma në Torino, nga Trieste në Bolonja, mobilizimi ka marrë forma të ndryshme. Studentët në Bolonja kanë bllokuar  hyrjet e disa shkollave, ndërsa në Trieste rreth 500 protestues janë mbledhur pranë portit, duke mbajtur në duar pankarta kundër luftës dhe riarmatimit. Më shumë se 20 mijë pojesëmarrës priten në Romë. Përballë mobilizimit masiv, autoritetet kanë...