Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Italia në alarm, zgjebja po përhapet me shpejtësi, rastet u shtuan me 750% në tre vjet
👁4030
Zgjebja është rikthyer dhe po përhapet me shpejtësi në Itali. Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Italiane e Dermatologjisë dhe Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme, në disa zona ka pasur një rritje prej 750% të rasteve në tre vjet. Kjo po ndodh në rajonin e Lacios, ku sipas një studimi të botuar në Infectious Diseases of Poverty, shpërthimi ndodhi kryesisht midis viteve 2020 dhe 2023. Një rritje eksponenciale të rasteve e regjistroi në të njëjtën periudhë edhe qyteti i Bolonjës. Zgjebja nuk është zhdukur kurrë plotësisht në botë, por vitet e fundit ekspertët kanë regjistruar një rritje dramatike të rasteve...