Itali/ Dy të vdekur nga virusi i ‘Nilit Perëndimor’

Itali/ Dy të vdekur nga virusi i ‘Nilit Perëndimor’

Dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë infektuar këtë vit në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë. Virusi, i cili transmetohet kryesisht përmes mushkonjave, mund të shkaktojë një infeksion kërcënues për jetën tek një në 150 persona të infektuar, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Rasti i parë i virusit të Nilit Perëndimor në Itali u regjistrua në vitin 1998. Sipas Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, që nga fillimi i vitit janë konfirmuar shtatë raste në Lazio, rajoni që ndodhet në qendër të Italisë ku përfshin dhe kryeqytetin e Romës. Të...