“Ishte momenti im…”/ Senatorja amerikane bie pa ndjenja gjatë konferencës (VIDEO)

“Ishte momenti im…”/ Senatorja amerikane bie pa ndjenja gjatë konferencës (VIDEO)

Senatorja e shtetit të Floridës, Lleana Garcia, ra pa ndjenja gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Guvernatori Ron DeSantis të martën. Ndërsa Garcia po fliste në skenë, ajo iu drejtua DeSantis dhe i tha: “Guvernator, më falni, duhet të ulem, sepse nuk ndihem mirë”. Kirurgu i përgjithshëm i shtetit, Joseph Ladapo, ishte pranë Garcias në atë moment dhe e ndihmoi atë. Garcia arriti të mblidhte veten dhe vazhdoi fjalimin e saj gjatë konferencës për shtyp. “Po tallesh, ky ishte momenti im. Nuk munda,” tha ajo. “Më vjen shumë nervozizëm, por ky ishte momenti im dhe e vlerësoj shumë mirësinë tuaj, Guvernator DeSantis.”
Burimi: Javanews.al