ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

ISHP konfirmon se në  vend po qarkullojnë disa infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe mes tyre ka izoluar në laborator edhe virusin e tipit A. Me rreth 12 mijë infekione respiatore në javë,  epidemiologia Marjeta Dervishi e vlerëson ende të qetë situatën epidemiologjike ndërsa paralajmëron se piku I infektimeve do të vijë në janar. “Kemi arritur të identifikojmë rastet e para me grip dhe gjithashtu kemi vijuar me identifikimin e rasteve me SARS-CoV-2. Ne presim që numri i rasteve me grip të rritet në javët në vijim, duke arritur pikun në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt”, u shpreh epidemiologia. Virusi AH1N1 që po qarkullon aktualisht shkakton simptoma të ngjashme me gripin sezonal dhe karakteristikë ka fillimin e papritur...