Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

Ish-shefja e SHISH në hetim, Presidenti pritet të mbledhë Këshillin Sigurisë Kombëtare

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se kreu i shtetit Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në lidhje me rastin e Vlora Hysenit. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritet të mbahet të hënën e ardhshme. Një nga arsyet është edhe fakti që kryeministri Edi Rama ndodhet jashtë vendit dhe pritet të kthehet në Shqipëri më 26 shtator. Lëvizja e kreut të shtetit vjen në një kohë kur çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate mbi sigurinë kombëtare dhe kërkesa nga opozita për mbledhjen e këtij këshilli. Ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama, pasi ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Kujtojmë që Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “nxjerrjen e...