Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka lë përkohësisht burgun! Zbulohet arsyeja
Lefter Koka DURRËS- Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht për 8 orë qelinë e burgut. Burime për mediat bëjnë me dije për ish-ministrin është miratuar një leje e kufizuar nga ora 11:00 e ditës së sotme deri në orën 17.00. Leja është firmosur nga Ministri i Drejtësisë dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit. Mësohet se kjo leje për Kokën është dhënë për arsye familjare, pasi nëna e ish-ministrit është sëmurë. Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me tre vite burg për dosjen e Inceneratorit të Tiranës, por ka përfituar ulje për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për rrjedhojë...