Ish-ministre e Thaçit, ja kush është kandidatja e propozuar nga Albin Kurti për presidente

Ish-ministre e Thaçit, ja kush është kandidatja e propozuar nga Albin Kurti për presidente

Justina Shiroka-Pula, e propozuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti për presidente, është ekonomiste dhe akademike, e cila ka ushtruar edhe funksione politike e institucionale. Shiroka-Pula në vitin 2025 është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke u bërë gruaja e parë që udhëheq këtë institucion, të themeluar në vitin 1975. Në këtë detyrë ajo pasoi akademikun Mehmet Kraja. Ajo shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka përfunduar në vitin 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit të Zagrebit. Shiroka-Pula ka kryer doktoraturën në Universitetin e Prishtinës me tezën e doktoratës...