Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ish-kryeministri Vilson Ahmeti “mbjell” kulla në Tiranë, nga skandali “Arsidi”, tek afera CEZ dhe lidhja me Kastriot Ismailajn
Ish-kryeministri i Shqipërisë në vitet 1991-1992, Vilson Ahmeti, i arrestuar për skandalin “Arsidi” në 23 shkurt të vitit 1993 dhe i hetuar si pjesë e aferës CEZ-DIA dy dekada më vonë, ‘po pushton’ me kulla Tiranën, mbi prona të siguruara në forma të dyshimta dhe me para që mund të jenë produkt i veprimtarive të paligjshme. Vilson Ahmeti është themelues dhe bashkëaksioner i kompanisë së ndërtimit ALBANIAN INVESTMENT CONSTRUCTION, themeluar 20 vite më parë, me kapital 100 mijë lekë, kompani e cila është faktuar si e implikuar në aferën CEZ-DIA, duke marrë para me fatura fiktive. E dyshimtë është...