Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ish-kryebashkiaku socialist i Vlorës Shpëtim Gjika del kundër projektit të fotovoltaikut që rrëmben Malin e Shashicës
Ish-kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka dalë haptazi kundër rrëmbimit të 834 hektarëve tokë në Kaninë për të ndërtuar aty një central gjigand diellor. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjika ka treguar një histori se si toka, që qeveria po synon të tjetërsojë me projektin e parkut fotovoltaik, i mbijetoi edhe planeve të regjimit komunist për t’u kthyer në tokë bujqësore. “ Diku aty rreth viteve ’60 në mos gaboj, im gjysh, Xhebro Gjika, ishte drejtor i Fermës Blegtorale të Vlorës. Në atë kohë Partia dhe Qeveria, ndoshta për shkak të krizës ekonomike apo edhe mbase për arsye...