Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO
Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni mbërriti në GJKKO rreth orës 12:00. Ajo do të dalë para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë 'arrest shtëpie' caktuar nga GJKKO më 21 shtator. Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror ose të shërbimit. Masat e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH-it burojnë nga hetimi që Prokuroria e Posaçme po zhvillon ndaj Ergys Agasit, një ish-zyrtar i Ministrisë së Mjedisit, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.
Burimi:
syri.net