Ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça merret i pandehur nga Prokuroria e Tiranës

Ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça merret i pandehur nga Prokuroria e Tiranës

Ervin Muça TIRANË- Ervin Muça, ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Muça i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS. Ish-drejtori i IT-së akuzohet për 'Hyrje të paautorizuar kompjuterike” në sistemin TIMS që rregjistron hyrje-daljet e qytetarëve nga kufijtë e vendit. Organi hetues ka veçuar çështjen dhe po e heton edhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Vetë Muça i ka mohuar akuzat e Prokurorisë ndaj tij, dhe pretendon se nuk ka kryer asnjë vepër penale që cënon të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë....

Burimi: zeri.ai