Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Isa Mustafa paralajmëron qeverinë ‘Kurti’: Askush s’mund të jetë njëkohësisht deputet dhe ministër
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar se gjatë mandatit të tij, në vitin 2017, kishte ndërmarrë veprime për të respektuar Kushtetutën, duke liruar nga detyra anëtarët e kabinetit qeveritar të cilët kishin fituar mandat si deputetë. Ky mesazh i tij duket se shërben si paralajmërim për qeverinë aktuale në detyrë, që të mos veprojë në shkelje të ligjit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mustafa shpjegoi se në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore, në konsultim me Zyrën Ligjore të Kryeministrit, kishte liruar nga detyra një zëvendëskryeministër dhe tetë ministra. Qëllimi i këtij veprimi, sipas tij, ishte të shmangej...