Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare
Irani ka paralajmëruar mbylljen e disa rrugëve të kalimit në Ngushticën e Hormuzit, të cilat Teherani i konsideron të paligjshme. Mohammad Reza Naghdi, këshilltar i komandantit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), deklaroi për agjencinë gjysmëzyrtare “Fars” se bëhet fjalë për disa korridore në pjesën jugore të ngushticës, pranë brigjeve të Omanit. Sipas Naghdit, këto rrugë janë krijuar përmes shpërthimeve dhe dëmtimit të disa kalimeve shkëmbore dhe janë përdorur nga mjete të vogla lundruese për kontrabandën e naftës dhe transferimin e saj drejt anijeve-cisternë. “Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit kanë kontroll të plotë mbi të. Kjo situatë do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat legjitime të Iranit”, deklaroi Naghdi. Deklaratat vijnë në një kohë kur të...
Burimi:
javanews.al