Irani përgatitet për luftë me SHBA-në, fortifikon objektet bërthamore dhe stërvit civilët

Irani përgatitet për luftë me SHBA-në, fortifikon objektet bërthamore dhe stërvit civilët

Irani po përgatit intensivisht popullsinë e tij për një luftë të mundshme me Shtetet e Bashkuara, ndërsa po fortifikon me shpejtësi objektet kritike dhe ato bërthamore. Sipas Wall Street Journal, imazhet satelitore tregojnë ndërtimin e mbrojtjeve të forta rreth centraleve bërthamore në Natanz dhe Malin Pickaxe. Të vetëdijshëm për epërsinë ajrore amerikane, ushtarakët iranianë po përqendrohen te stërvitja e popullsisë për luftë tokësore dhe mbrojtje nga ajri. Në Teheran po stërviten civilët si të përdoren armët e kalibrave të ndryshëm. Në stërvitje janë përfshirë edhe gratë, po ashtu edhe fëmijët, si kjo vajzë e vogël me shami e cila di në mënyrë perfekte gjithë procesin e çmontimit e rimontimit të kallashnikovit. Ky mobilizim vjen mes zbehjes së shpresave se negociatat do të sjellin paqe dhe...