Investimi në aksin Elbasan-Lekaj, Balluku: Kantieret e infrastrukturës, provë e transformimit të rrjetit rrugor shqiptar

Investimi në aksin Elbasan-Lekaj, Balluku: Kantieret e infrastrukturës, provë e transformimit të rrjetit rrugor shqiptar

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan sot kantierin e autostradës Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII, një autostradë e kategorisë A, me një gjatësi totale prej 40,7 kilometrash. Segmenti rrugor që fillon nga fshati Bradashesh (Elbasan), kalon në Peqin dhe përfundon në Rrogozhinë, pritet të përfundojë pranverën e ardhshme. Ministrja Balluku tha se po punohet me ritme të mira. Balluku në një postim në Facebook, teksa ka ndarë fotot, shkruan se kantieret e infrastrukturës janë një provë e qartë e transformimit të rrjetit rrugor shqiptar. ”Ky është një nga korridoret më...
Burimi: Kohajone.com