“Investimet private, thelbësore”, BB: Potenciali tek agroturizmi, menaxhimi i mbetjeve dhe digjitalizimin e pagesave
Mobilizimi i investimeve private është i rëndësishëm që Shqipëria të forcojë konkurrueshmërinë, të përshpejtojë konvergjencën ekonomike me Bashkimin Evropian dhe të krijojë mundësi të reja ekonomike. Kjo bëhet e ditur në raportin më të fundit të Grupit të Bankës Botërore. Diagnostikimi i Sektorit Privat në Shqipëri identifikon politikat, kuadrin rregullator dhe reformat institucionale që mund të ndihmojnë në mobilizimin e deri në 929 milionë dollarëve amerikanë në investime private dhe të mbështesin krijimin e 13,000-18,000 vendeve të punës në periudhën afatmesme në agroturizëm, menaxhimin e mbetjeve dhe digjitalizimin e pagesave. Këta janë tre sektorë me potencial të lartë për të tërhequr investime, për të mbështetur punësimin, për të gjeneruar të ardhura dhe për të kontribuar në një rritje ekonomike të qëndrueshme. “Shqipëria ka mundësinë ta...
Burimi:
javanews.al