SecuriMeter 2026: Bie mbështetja për punonjësit e huaj, 44% e të anketuarve janë kundër
Shqiptarët rrisin skepticizimin për punonjësit e huaj, pasi nuk po mendojnë si dy vitet e shkuara se ata mund të ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vetëm 39% e të anketuarve pohuan se punonjësit e ardhur nga jashtë ndihmojnë në plotësimin e vendeve të lira të punës, teksa një viti më parë pro punonjësve të huaj ishin 53% e të anketuarve në vendin tonë. Në të njëjtën kohë, 52,9% pajtohen me pohimin se imigracioni shton papunësinë te vendasit, nga 41,4% që ishte ky tregues vitin e kaluar. Në vitet 2024 dhe 2025, më shumë se gjysma e të anketuarve në Shqipëri mendonin se imigrantët ndihmonin në plotësimin e vendeve të lira të punës....
Burimi:
syri.net