VIDEO/ Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon Ministria e Mbrojtjes, OKB kërkon hetim të pavarur

VIDEO/ Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon Ministria e Mbrojtjes, OKB kërkon hetim të pavarur

Edhe Ministria e Mbrojtjes reagoi pas disa raportimeve të paverifikuara se një sulm me dronë ndaj një anije luftarake ruse në Libi është nisur nga Shqipëria. Ministria thotë se ky pretendim nuk është shoqëruar nga asnjë provë e verifikueshme. “Platforma Clash Report, e ndjekur nga Visioner, ka përhapur pretendimin se dronët e përdorur për goditjen e anijes ruse janë nisur nga territori shqiptar, duke përshkuar mbi 800 kilometra në Detin Mesdhe. Ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve. Paraqitja e një informacioni të tillë si fakt, pa prova dhe pa verifikim të pavarur, krijon një narrativë dezinformuese që e lidh Shqipërinë me një operacion ushtarak kundër Rusisë. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e...