‘Tani janë shqiptarët që ia presin duart mafies/ Media siciliane: Ata kontrollojnë trafikun e kokainës
Nga Dario De Luca, MERIDIO NEWS Nga Shqipëria në Holandë, duke kaluar nëpër portet e mëdha evropiane dhe duke mbërritur deri në Katania. Rrugët e kokainës dhe ekuilibrat e trafikut të drogës duket se po ndryshojnë, ndërsa trafikantët shqiptarë, vitet e fundit, kanë fituar gjithnjë e më shumë terren në tregun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Një përparim që, sipas analizave hetimore evropiane, ka ndihmuar në riformësimin e raporteve të forcës mes organizatave kriminale. Kjo gjen konfirmim edhe në përgjimet e hetimit të fundit mbi trafikun e drogës në rrëzë të malit Etna. “Në vitet ’90 nuk kishte asnjë shqiptar që vinte këtu – i thotë Mirko Scalia, i konsideruar si kreu i biznesit të drogës në San Giovanni Galermo, një bashkëbiseduesi me theks nga Kampanja....
Burimi:
syri.net