E ardhmja e KFOR-it, Gjermania konfirmon koordinim me SHBA-në
E ardhmja e KFOR-it dhe e pranisë ushtarake amerikane në Kosovë mbetet e paqartë. Uashingtoni po rishikon angazhimin e tij ushtarak në Evropë. Një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes i tha Radios Evropa e Lirë se forcat amerikane luajnë një rol të rëndësishëm në misionin paqeruajtës. SHBA paralajmëron ndërprerje të tjera të shërbimeve teknologjike. Ai nuk sqaroi nëse po diskutohet edhe reduktimi i kontingjentit amerikan. Zëdhënësi theksoi se qeveria gjermane është në koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me NATO-n dhe aleatët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, lidhur me të ardhmen e misionit. Hollësitë e planifikimit, shtoi ai, nuk mund të bëhen publike për arsye sigurie. Përgjigjja vjen pas konsultimeve të 17 nëntorit në Bruksel. Atje aleatët e NATO-s diskutuan me zyrtarin e lartë të...
Burimi:
kohajone.com