Investigimi/ Nga “Masabi Fruit” te “Bana King” e Trifon Muratajt – Cilat janë kompanitë që trafikojnë kokainë nga Ekuadori

Investigimi/ Nga “Masabi Fruit” te “Bana King” e Trifon Muratajt – Cilat janë kompanitë që trafikojnë kokainë nga Ekuadori

Sipas raportit, që përfshin raste që nga viti 2014, gjashtë kompani shqiptare janë përfshirë në sekuestrime të dërgesave me kokainë. Modelet janë të ngjashme: pas një sekuestrimi apo hetimi, kompanitë ndryshojnë administratorët apo aksionarët përkohësisht, por vijojnë aktivitetin me të njëjtin itinerar dhe strukturë logjistike. Kompanitë e përmendura dhe “riciklimi” i administratorëve Një nga rastet më të përfolura është ai i kompanisë “Masabi Fruit”, e cila në prill 2021 u përfshi në një ngarkesë bananesh të kontaminuar me kokainë. Edhe pse Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau u arrestuan dhe u hoqën nga drejtimi i kompanisë, ajo nuk ndërpreu aktivitetin. U regjistrua me një administrator...
Burimi: Gijotina.com