Inter i magjepsur nga 24-vjeçari, Marotta po punon ta marrë në janar

Inter i magjepsur nga 24-vjeçari, Marotta po punon ta marrë në janar

23 Tetor 2026 16:22 Telesport Interi është magjepsur nga Pedro Henrique, i njohur si Pedrinho. Sipas Tuttosport, mbrojtësi i majtë i Shakhtar Donetsk-ut la një përshtypje të fortë te tifozët në “San Siro”, si dhe te Giuseppe Marotta, i cili po shqyrton mënyrat për ta marrë atë në Milano – ndoshta që në merkaton e janarit. Ndonëse duhet të përmirësojë vendimmarrjen e tij në zonën sulmuese, shpejtësia e tij bën vërtet diferencën; për më tepër, ai është i aftë të luajë edhe në krahun e djathtë. Kostoja Klubi ukrainas njihet për faktin se nuk u bën ulje çmimi askujt; megjithatë, është e qartë se, që nga fillimi i luftës në vendin e tyre, ata janë detyruar ta përshtasin disi politikën e klubit. Pedrinho është nën...