Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit ka dorëzuar raportin paraprak të vlerësimit të pallatit të shkatërruar nga shpërthimi në Elbasan. Nisur nga rreziku shumë i madh i shembjes së pjesëve të ndryshme të ndërtesës, ekspertët kërkojnë ndalimin e përdorimit të godinës. Deri në përfundimin e akt-ekspertizës së thelluar dhe përcaktimin e nivelit të sigurisë konstruktive të objektit, thuhet në shkresën e Institutit të Ndërtimit, rekomandohet ndalimi i përdorimit të godinës dhe kufizimi i aksesit në të, si dhe marrja e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së banorëve dhe personave përreth, në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse.Inxhinierët thonë se objekti ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e shpërthimit dhe zjarrit, të cilat kanë prekur elemente konstruktive dhe jokonstruktive të ndërtesës. Soleta e katit të 5-të, mbi zonën...