Institucioni financiar NOA do të bashkohet me ABI Bank

Institucioni financiar NOA do të bashkohet me ABI Bank

Institucioni financiar jobankar NOA ka nisur procedurat e bashkimit me Bankën Amerikane Investimeve (ABI Bank). Që prej dhjetorit 2024, NOA zotërohet nga institucioni tjetër financiar Tranzit, që është njëkohësisht edhe aksionar i vetëm i ABI Bank.Asambleja e aksionarit të vetëm të shoqërisë NOA ka vlerësuar se është në interesin më të mirë të aktivitetit të NOA -s që të realizojë bashkimin me përthitje me ABI Bank.Aksionari ka vlerësuar se aktiviteti i NOA-s do të përfitojë fleksibilitet të plotë operacional, shtrirje në segmente kreditimi më të mëdha, mundësi zgjerimi në portofolin e kredisë konsumatore me produkte kredie dhe karta krediti, të japë kredi mezzanine për biznesin e vogël dhe të mesëm, si dhe garantimin e mbështetjes financiare, kapitalit më të lartë për të zgjeruar më tej...