INSTAT: Bien me 17% aksidentet rrugore në 2025

INSTAT: Bien me 17% aksidentet rrugore në 2025

Aksidentet rrugore kanë rënë me 17% në 4 muajt e parë të këtij vitit, në krahasim me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, nga Janari deri në Prill këtë vit janë regjistruar 413 ngjarje, nga 500 që pati në 2024-ën. Në 88% të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Ndryshe nga vjet kur të rinjtë e grupmoshës 25-34 vjeç shkaktuan numrin më të lartë të aksidenteve rrugore, këtë vit pjesa më e madhe e tyre është kryer nga grupmosha 35-44 vjeç, dukë zënë 21% të totalit të ngjarjeve rrugore....
Burimi: Opinion.al