Inspektori i Lartë i Drejtësisë takohet me zyrtarë të Departamentit të Shtetit! Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë takohet me zyrtarë të Departamentit të Shtetit! Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani po zhvillon një vizitë pune në Uashington, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme amerikane. Në kuadër të vizitës, Metani është pritur në Departamentin e Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me Amy Carnie, Drejtore e Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Përmes një postimi në rrjetin social X, Metani ka bërë publike disa prej çështjeve të diskutuara gjatë takimit, duke vënë theksin te forcimi i llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor shqiptar. “Shpreha mirënjohjen për vlerësimin e saj për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë”, shkruan Metani. Sipas tij, gjatë takimit u rikonfirmua rëndësia e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin...