Inferiorët me aktin e 10-të, nesër 5 takime, mbyll të dielën Korabi- Flamurtari
Kategoria e Parë do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit. Java do të zhvillohet në dy ditë. Të shtunën, më 7 nëntor, janë programuar pesë takime, të gjitha në orën 13:30. Kryesuesja Iliria do të presë Orikun, ndërsa Kukësi do të përballet me Sopotin. Në sfidat e tjera, Bylis do të luajë ndaj Kastriotit, Besa do të presë Burrelin, ndërsa Pogradeci do të përballet me Besëlidhjen. Java e 10-të do të mbyllet të dielën, më 8 nëntor, me përballjen mes Korabit dhe Flamurtarit, e cila do të nisë në orën 13:30. Pas nëntë javësh kampionat, Iliria kryeson e vetme renditjen me 18 pikë, e ndjekur nga Besa me 17 pikë, ndërsa Flamurtari, Bylis dhe Kukësi kanë nga 15 pikë....
Burimi:
sportiim.al