Xhorxh Rasëll ‘Pole Position’, Kimi i dyti në provat zyrtare të dominuar nga Mercedes

Xhorxh Rasëll ‘Pole Position’, Kimi i dyti në provat zyrtare të dominuar nga Mercedes

Dy Meredes (1-2), dy McLaren (3-4) dhe dy Red Bull (5-6) risia e rrallë e startit të një gare në F1. Pole position për Xhorxh Rasëll në Losail me një kohë prej 1 minutë e 21.695 sekondash, duke mposhtur shokun e tij të skuadrës Andrea Kimi Antoneli me 0.0128 sekonda. McLaren-ët e Lando Norris dhe Oskar Piastri morën rreshtin e dytë, ndërsa Red Bulls, me Isak Haxhar e Maks Verstapen morën rreshtin e tretë. Ferrari dhe Racing Bulls alternuan në rreshtin e katërt dhe të pestë, me Sharles Leklerk të shtatin, përpara Arvid Lindblad, dhe Luis Hamilton në rreshtin e pestë me Liam Lavson.Gara e parafundit zyrtare në F1 e Katarit, nesër në orën 17:00./Sportiim.al/ Post navigation