Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Incidente të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi

Avokati i Popullit në Serbi tha se ka pranuar një sërë ankesash nga qytetarët,kryesisht të lidhura me konflikte dhe incidente afër qendrave të vendvotimeve, përfshirë pretendime të sulmeve ndaj më të moshuarve. Ai dënoi “çdo formë të dhunës ndaj të moshuarve, si dhe sulmet ndaj anëtarëve të familjeve të politikanëve gjatë zgjedhjeve parlamentare, pavarësisht nga cila parti janë”. Komisionari për Mbrojtje dhe Barazi, Millan Antonijeviq, raportoi në X për Euronews se nëna e Aleksandar Vuçiqit u sulmua në një vendvotim. Në Pançevo, një grup i personave të maskuar kanë sulmuar disa të rinj para një qendre votimi, kanë raportuar mediat lokale. Sipas një videoje të publikuar nga Pancevo.city, personat e maskuar me shufra hekuri sulmojnë të rinjtë dhe njëri prej të rinjve shihet i gjakosur...