Burimi:
Javanews.al

Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar
👁2918
Një incident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku njerëz të ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, janë përplasur me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale. Sipas mediave informative, hetuesit e BKH-së shoqëroheshin nga forcat operacionale. Ndërkohë, lidhur me incidentin e sotëm, raportohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Po ashtu, e paqartë është edhe arsyeja e përplasjes mes tyre, pasi BKH ka njoftuar se nuk mund të japë informacione të detajuara.